Vendimi per Adriatik Llallen ne Nentor | Lajme - News

2020-07-11 10

Gjykata Kundër Krimit dhe korrupsionit ka shtyrë për në Nëntor shqyrtimin e dosjes ndaj ish-numrit një të akuzës Adriatik Llalla.

Në seancën e së enjtes pritej të vendosej nëse dosja do të kalonte ose jo për gjykim, por avokati mbrojtës i kërkoi që Prokuroria të kryente veprime të tjera hetimore, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata.

Mësohet se pala mbrojtëse ka kërkuar që prokurorët të verifikojnë mbi transanksionet bankare për blerjen e disa pasurive të paluajtshme nga Llalla si dhe të thirret në cilësinë e dëshmitarit një i afërm i tij, që ka paguar 3 mijë Euro për lindjen e fëmijës së Llallës në SHBA. Ish-numri një i akuzës është marrë i pandehur tre muaj më parë nga Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Nga ana tjetër, Llalla i ka mohuar akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Hetimet ndaj ish-numrit një të akuzës nisën dy vite më parë nga Prokuroria e Durrësit për katër vepra penale, atë të mosdeklarimit të të hollave në kufi, mosdeklarim pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Më pas dosja në ngarkim të Llallës u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Qershor të 2018-s vendosi në sekuestro një apartament në Durrës dhe disa sipërfaqe toke në Tiranë, vlera e të cilave shkon deri në 980 milionë Lekë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/